Bes Kallaku flet për mundësinë e largimit nga Shqipëria: “Këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi”

Magazin

“Këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi”, Bes Kallaku flet për mundësinë e largimit nga Shqipëria.

Bes Kallaku thotë se ka menduar seriozisht largimin nga Shqipëria.

Aktori Bes Kallaku në një intervistë ka deklaruar se ai dhe familja e tij e kanë menduar largimin nga Shqipëria.

Sipas tij, largimin nuk e ka menduar vetëm për shkak të politikanëve, por edhe njerëzit e vendit të bëjnë ta mendosh këtë.

‘Dikush që ka një karrierë të konsoliduar mendon largimin nga Shqipëria. Jo vetëm politikanët, por ndonjëherë edhe njerëzit e vendit tënd të bëjnë të largohesh. Për mua pasuria ime më e madhe është familja. E vetmja gjë që do i lë fëmijës tim është emri im i mirë dhe veprat e mia të mira. E kemi menduar largimin. Shumë trishtim që dikush që ka një karrierë të konsoliduar, të mendosh largimin. Mbi të gjitha, ndonjëherë të bëjnë njerëzit të lesh vendin tënd. Më ka thënë një prift këtë vend e ka bekuar Zoti, por nuk e do robi’, tha ai gjatë një intervistë për ABC News.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *