Borë në Kosovë? Iu presin temperatura të papritura në ditët në vazhdim

Lajme

Mësoni se si do të jetë moti në ditët në vazhdim në vendin tonë.

Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të jetë kohë me vranësira ndërsa të mërkurën pritet të ketë kthjellim, shkruan Prishtina Weather.

28.09.2020 – Në veri të rajonit po kalon një ciklon, që ditën e nesërme në vendin tonë do të sjell vranësira dhe kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Derisa sot temperaturat gjatë ditës arrin edhe deri në 21C, të martën depërtimi i masave më të freskët ajrore zbret sërish temperaturat nën 20C.

Ditën e mërkurë nuk parashihen të reshura.

Të enjten dhe të premten do të ketë më shumë intervale me diell, por kohëpaskohe me vranësira kalimtare, e temperaturat gradualisht në rritje.

29.9.2020 – Herët në mëngjes kryesisht vranët dhe me shi.

Ditën më freskët, kryesisht me vranësirat dhe intervale me diell, priten edhe rrebeshe shiu me mundësi për bubullima.

Në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në zona shumë të larta malore mund të ketë edhe reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 19C, e në vise malore 6 deri 12C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi, e pasdite më vonë nga veriperëndimi 5-11m/s. Indeksi UV: 4.

30.09.2020 – Kryesisht me vranësira, që gjatë ditës dhe në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

Në mëngjes më ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 7C deri 20C, e në vise malore 4C deri 13C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-3m/s. Indeksi UV: 4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *