Borrell: çfarëdo provokimi tjetër i njëanshëm apo veprime të pakoordinuara janë të papranueshme

Diaspora Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell përmes një reagimi në Twitter për situatën në veri të Kosovës, ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të deeskalojnë situatën në teren.

Borrell shkruan se çfarëdo provokimi tjetër i njëanshëm apo veprime të pakoordinuara janë të papranueshme. Sipas tij Bashkimi Evropian si lehtësuese e Dialogut, mbetet platforma e vetme për adresimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.

Ai më tej ka thënë se po vazhdon të ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës, dhe se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara.

Serbia and Kosovo need to unconditionally de-escalate the situation on the ground. Any further provocations, unilateral or uncoordinated actions are unacceptable.

The EU-facilitated Dialogue remains the only platform to address & resolve all open issues.https://t.co/GVv54dKRBb

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 26, 2021

The post Borrell: çfarëdo provokimi tjetër i njëanshëm apo veprime të pakoordinuara janë të papranueshme appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *