Cilat janë temat që diskutuan me kryediplomatin gjerman, tregon kryeministri Kurti

Lajme

Kryeministri Kurti tregon për temat që diskutuan me kryediplomatin gjerman.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryediplomatin gjerman, Heiko Maas.

Kurti përmes një cicërime në Twitter ka bërë të ditur për temat që janë diskutuar në këtë takim, e që në mesin e tyre ishin edhe sigurimi i vaksinave antiCOVID dhe liberalizimi i vizave.

Kurti tha se Gjermania është një aleate kririke the partner strategjik për Kosovën.

‘Vaksinat, investimet, liberalizimi i vizave dhe dialogu ishin temat kryesore të diskutuara me ministrin e jashtëm gjerman @HeikoMaas sot në Prishtinë. Gjermania është një aleate kritike dhe partner strategjik për Kosovën. Unë nxita një qasje transatlantike në Ballkan me një axhendë transformuese”, shkroi Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *