Coutinho – Arsenal, lajm i papritur nga Anglia

Sport

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

‘Topçinjtë’ duan të mbyllin huazimin e brazilianit me insistimin e Mikel Artetas, edhe pse ky mision do të jetë paksa i pamundur për shkak se Ronald Koeman ka vendosur që ta ndal Coutinhon

Arsenali është ende i interesuar në huazimin e mesfushorit ofensivë të Barcelonës, Philippe Coutinho, sipas mediave të ndryshme nga Anglia.

Topçinjtë ishin shumë të interesuar për brazilianin sa ishte në treg dhe mësohet se menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta është ende i interesuar për ta transferuar Coutinhon në Emirates Stadium. .

Pas një huazimi një vjeçar te Bayern Munchen, Coutinho u kthye në Barça për sezonin paraprak dhe madje përfundoi duke qenë MVP i trofeut Joan Gamper kundër Elche.

Që atëherë, interesi i Arsenalit për futbollistin është riaktivizuar, pasi ekipi bavarez refuzoi të ushtronte opsionin e blerjes që kishin kontraktuar me Barça.

Coutinho kishte një fazë të parë të vështirë në Barça, gjithmonë i ngarkuar nga kostoja e lartë e nënshkrimit të tij (120 milion euro fikse plus 40 në bonuse).

Sidoqoftë, trajneri i ri i Barçës, Ronald Koeman, është i vendosur t’i japë atij një shans tjetër sezonin 2020/21. Braziliani e përfundoi mirë fushatën në Bayern Munchen dhe ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Barcelonës në ndeshjet parapërgatitore.

Përkundër kësaj, Arsenal konsideron se problemet financiare të Barça-s dhe numri i madh i futbollistëve në ekipin e tyre të parë mund të lejojnë që klubi katalanas të pranojë huazimin e tyre.

Mikel Arteta, menaxheri i Arsenal, tashmë ka nënshkruar me Willian, Gabriel Magalhaes dhe Dani Ceballos në këtë treg veror, por ai ende shpreson të mbyllë disa ardhje në javët që mbeten para se të mbyllet afati i transfereve më 5 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *