Dalin detaje të reja të vrasjes së 61-vjeçrit në Pejë

Lajme

Dje rreth orës 16:55, në rrugën “Eqrem Çabej” në Pejë, është vrarë një 61-vjeçar.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm 24-orësh njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është gjetur në shtëpinë e tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se viktima kishte qenë i gjakosur dhe pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.

Policia njofton se ende nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar lidhur me këtë vrasje.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe nuk raportohet për ndonjë të dyshuar apo arrestuar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code