Debakli i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, vjen reagimi i parë nga Fatmir Sejdiu

Lajme

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka rikthyer fjalimin e tij të bërë gjatë Kuvendit të fundit Zgjedhor të LDK’së, prej ku Isa Mustafa kishte dalë si kryetar partie, shkruan Express.

Sipas tij, qysh atëherë kishte paralajmëruar se një “kuvend i pazareve” dhe pamundësimit të garës demokratike ka çuar LDK’në në një rezultat të tillë.

“Paralajmërimi im në Kuvendin e IX-të të LDK-së, që ishte kuvend i pazareve “të konsensusit” dhe i pamundësimit të garës demokratike, veprime këto të cilat e sollën këtë rezultat të LDK-së sot”, ka shkruar Sejdiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *