Deklaratat e Vjosa Osmanit për LDK-në dhe zgjedhjet e reja, flet Isa Mustafa

Lajme

Isa Mustafa komenton deklaratat e Vjosa Osmanit për LDK’në dhe zgjedhjet e reja.

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka folur për deklaratën e Vjosa Osmanit, e cila tha se do të garojë në zgjedhje me një listë të vetën.

Ish-kryeministri i LDK’së tha se askush s’do e pengojë Osmanin në rrugën që ka zgjedhur.

“Vjosa Osmani duhet tani të shpërfaqet në kapacitetet që i ka, meqenëse vlerëson se mund të ketë votë me listën e vetë dhe askush s’ka me pengu”, tha Mustafa për RTK’në.

“Edhe nëse hyjmë në zgjedhje, ne kur të hyjmë do të zhvillojmë një fushatë pozitive dhe do të kallzojmë se çka LDK nuk duhet me bë e jo kush është i keq që në këtë vend”, shtoi ai.

“Diskursi i dikujt ka qenë vetëm të merret me pika të zeza, ose pika të saj, ose të tij të zeza dhe asessi me zgjidhje. LDK’ja gjithmonë ka ofruar zgjidhje.”, tha Mustafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *