Deklarohet sërish Lajçak: Edhe Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj

Lajme

Pasi shkaktoi rrëmujë në Kosovë, Lajçak thotë se edhe Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizonin Shtetëror të Serbisë ka thënë se edhe Kosova por edhe Serbia duhet të ndryshojnë kushtetutën e tyre në mënyrë që të arrijnë progress në dialog.

Lajçak i cili po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë Kushtetutën atëherë nuk hapësirë për dialog.

“Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë process atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën. Kur dhe si do të jetë më e qartë në fund të procesit.

Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të kuqe. Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e vet dhe Prishtina në kushtetutën e vet atëherë nuk ka hapësirë për dialog”, ka thënë Lajçak teksa ka shtuar se Asociacioni është nënshkruar dhe duhet të zbatohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *