Deputeti Uka: Qeveria s’e ka prioritet arsimin

Lajme

Me masa kundër koronavirusit, sot ka nisur viti i ri shkollor në gjithë Kosovën.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për menaxhimin me hapjen e shkollave.

Përmes një konference për media, ai ka thënë se edhe pse kishin shumë muaj në dispozicion, MASH-i nuk arriti që të nis mësimin me kohë.

Uka ka thënë se kjo qasje joserioze është një nga mënyrat që tregon se nuk e ka prioritet arsimin.

“Sinjali i parë dhe më i rëndësishëm që tregon se kjo qeverisje se ka marrë seriozisht arsimin ka qenë shkurtimi i buxhetit për arsim në kohë të pandemisë ku do të duhej të investohej edhe më shumë për arsim. Vetë vendimi i ministrit për fillimin e vitit shkollor lë shume paqartësi se si do të fillojë mësimi për këto klasa”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se me të drejtë sot shumë mësimdhënës nxisin shqetësime për shëndetin jo vetëm të tyre por edhe të nxënësve.

“Kemi dilema për një numër të nxënëseve që nuk i kanë pajisjet e duhura se si do ta ndjekin mësimin virtual por kjo qeverisje për ta nuk ka bërë zgjidhje. Sot kur vëmendja e të gjithë neve duhet të jetë mirëqenia e nxënësve dhe mësimdhënësve duhet të kujtojmë që ekzistojnë shkolla që nuk i plotësojnë as kushtet minimale të kërkuara nga IKSHPk për mbrojtje nga virusi. Na duhet që tu bëjmë apel të gjithë nxënësve që të jenë të kujdesshëm dhe ta ruajnë shëndetin e tyre sepse kjo qeveri nuk e ka në fokus mbrojtjen e shëndetit të tyre”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *