Deri kur Rexhep Selimi nuk ishte në dijeni për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, tregon Albulena Haxhiu

Lajme

Haxhiu tregon se deri kur Selimi nuk ishte në dijeni për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se deputeti Rexhep Selimi deri pas orës 17:30 nuk ka pasur informacion për aktakuzën e ngritur ndaj tij nga Gjykata Speciale.

Haxhiu tha se është takuar me Selimin pas orës 17:30 dhe se nuk ai nuk ka qenë në dijeni për ngtritjen e aktakuzës ndaj tij.

“Sot e kam takuar Selimin pas orës 17:30 dhe folëm bashkë për arrestimin e ish Zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Kemi respekt për figurën e Krasniqit në periudhën e paraluftës dhe në luftë. Selimi deri atëherë nuk ka pas asnjë informatë për aktakuzën”, është shprehur Haxhiu në Rubikon.

“Kur u largova nga zyrat e VV-së, ai ishte në një takim të një komiteti në VV dhe aty e kanë thirrur se duhet të paraqitet dhe që ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij”, shtoi ajo.

Por, për të gjitha këto, Haxhiu e akuzoi PDK-në dhe LDK-në, që sipas saj, asnjëherë nuk i kanë trajtuar me seriozitet kri’met e luftës.

“Kjo është absurd juridik. Përgjegjësinë më të madhe e kanë PDK dhe LDK që asnjëherë seriozisht nuk i kanë trajtuar kri’met e luftës. Kjo nuk do t’u falet deputetëve që e kanë ngritur dorën pro Speciales. S’po dihet kush ka qenë xhelati dhe kush viktima”, ka thënë Haxhiu.

Rreth dy orë më parë, konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, e konfirmoi vetë Rexhep Selimi, i cili tha se nesër do të niset për në Hagë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *