Dështon shfaqja derisa salla ishte plot me public, teatrit Komëbtar i ndalet rryma

Showbiz

Aktori i njohur, Kushtrim Sheremiti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka njoftuar se është ndalur rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, rrjedhimisht shfaqja ka dështuar.

KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës elektrike në krejt Kosovën.

Në momentin e raportimit, disa lagje të Prishtinës janë pa rrymë.

Sheremeti njoftoi se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.

Ndërkohë që Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet, e si pasojë e reduktimeve, shfaqja Lea & Co dshtoi derisa salla ishte plot me publik.

Krejt në fund, Sheremeti ironizoi duke shkruar “KosovëDjepLirie”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *