Detaje nga bastisja në objektin e Ministrisë së Bujqësisë dhe lokacione tjera

Diaspora Lajme

Në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje, ku është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuhën.

Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani./meKryeministrin.info/

The post Detaje nga bastisja në objektin e Ministrisë së Bujqësisë dhe lokacione tjera appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *