Dorëheqja e homologut japonez për arsye shëndetësore, reagon kryeministri Hoti

Lajme

Hoti reagon pas dorëheqjes së homologut japonez për arsye shëndetësore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shprehur keqardhjen e tij për dorëheqjen e kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke thënë se po lutet për përmirësimin e shëndetit të tij.

Hoti ndër të tjerash ka përmendur kontributin e tij si kryeministër në Japoni, duke thënë se përherë mbetet mik i kosovarëve.

“Me keqardhje e kam pranuar lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore”, ka shkruar Hoti në rrjetin social.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë”, ka thënë Hoti.

“Kontributi i tij gjatë qeverisjes mbetet i jashtëzakonshëm, i pranuar globalisht, për të mirën e Japonisë dhe përtej saj, deri te mbështetja e vazhdueshme dhe e pa rezervë ndaj shtetit tonë, Kosovës”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

“Japonia mbetet vend mik i Kosovës, kurse kryeministri Shinzo Abe është dhe do të mbetet përherë mik i çdo qytetari të Kosovës. Zoti të bekoftë miku ynë i çmuar! Zoti e bekoftë Japoninë!”, përfundon shkrimi i Hotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *