Drejtoresha e Arsimit tregon se si nisi gjysmëvjetori i dytë në kryeqytet

Lajme

Si nisi gjysmëvjetori i dytë në kryeqytet, flet Drejtoresha e Arsimit.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka thënë se gjysmëvjetori i dytë i shkollave në kryeqytet ka nisur mbarë.

Ajo tha se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat në përjashtim të tri prej tyre të cilat kanë probleme të vogla pas reshjeve të shiut.

“Mësimi ka filluar në të gjitha shkollat në përjashtim të tri prej tyre. Ka qenë periudhë e lehtë. Janë bërë të gjitha përgatitjet, duke përfshirë dezinfektimin dhe pastrimin gjeneral të objekteve shkollore. Kemi pajisur shkollat me materiale higjenike shtesë dhe me të gjitha ato që i duhen”.

“Në shkollën ‘Ahmet Gashi’ ka renovime. Kemi kërkuar që të ndërpritet renovimi dhe të fillojë mësimi por prindërit e kanë parë më të arsyeshme që të përfundojnë renovimet dhe të fillojë mësimi. Shkolla e muzikës dhe shkolla në Hajvali kanë pas pak dëmtime nga shiu. Dje është kthyer mësimi në Hajvali ndërkaq në shkollën e muzikës pritet të fillojë”.

Shala tha se shkollat qëndrojnë mirë edhe me ngrohje.

“Me ngrohje jemi mirë, kemi mjaftueshëm lëndë djegëse. Shkollat që janë me termokos, kanë gjendjen shumë të mirë por me shpenzime më të mëdha se sa në shkollat që janë me pelet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code