Drita rikthehet te fitorja, fiton me rezultat të thellë ndaj Drenicës

Sport

Kampioni rikthehet te fitorja, fiton me rezultat të thellë ndaj Drenicës.

Drita është rikthyer te fitorja pas asaj humbje nga Ballkani në mesjavë 2-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Drenicës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilanasit shënuan golin e parë në minutën e dytë, kur Bujar Shabani realizoi me kokë për 1-0.

Kur kaluan 20 minuta lojë, Hamdi Namani realizoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë e kampionit në 2-0.

Namani pati rast tjetër të mirë për të shënuar, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

E krejt në fund të pjesës së parë, Kastriot Rexha realizoi me kokë për 3-0.

Drenica e nisi mirë pjesën e dytë, kur i inkuadruari në lojë Baton Zabërgja realizoi për 3-1 me një goditje të fuqishme.

Kuqezinjtë morën një iniciativë për 20 minuta në pjesën e dytë, por Drita ishte përsëri ajo që shënoi.

Kapiteni Ardian Limani depërtoi bukur në zonën kundërshtare dhe asistoi për mrekulli te Betim Haxhimusa i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 4-1.

Kësisoj Drita me këtë fitore ngritët përsëri në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë të tubuara, gjashtë më pak se lideri Ballkani, por që ka një ndeshje më pak se ta të zhvilluar.

Në anën tjetër Drenica mbetet në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *