Driton Selmanaj ia demanton parashikimin Isa Mustafën: Nuk jam i bindur se LDK del e para

Lajme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa është shprehur i binduir se partia që ai e drejton do të dalë e para në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por një bindje të tillë nuk e ka shfaqur zv/kryeministri që vjen nga LDK-ja, Driton Selmanaj.

“LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin. Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.”, ka shkruar dje Mustafa dje në profilin e tij në Facebook, përcjell ORAinfo.

Por, pak minuta më vonë në një emision televiziv Selmanaj ka thënë se nuk është i bindur se LDK do të del e para.

“Po punojmë të dalim të parët. Por nuk jam i bindur që kemi me dalë të parët”, ka thënë Selmanaj në emisionin Prime Time, përcjell ORAinfo.

“VV çka do që kalon mbi 35 për qind është sukses i madh për ta..”, ka thënë Selmanaj duke lënë të nënkuptohet se janë pajtuar me fitorën e VV-së.

“Ne jemi të dytët dhe fuqishëm të pozocionuar. Nuk po them të parët. Po punojmë me dalë të parët, por koha është e shkurtë…”, ka thënë ai.

Sipas tij, koha e shkurtë deri në ditën e zgjedhjeve u ka pamundësuar atyre që të rriten më tutje.

“Sa më shumë po kalon koha LDK veç po rritet. Ne jemi mu afruar shumë afër të parit. Po punojmë të dalim të parët. Por nuk jam i bindur që kemi me dalë të parët. Por jam i bindur që kemi me u ofru shumë afër të parit”, është shprehur ai. /ORAinfo/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *