Dyshohet se u qëllua për vdekje nga Policia në Prizren, mësohet se kush është personi

Lajme

Ky është personi që dyshohet se u qëllua për vdekje sot nga Policia në Prizren.

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u privua nga jeta sonte nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me mjete zjarri në drejtim të policëve.

Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me mjete zjarri “Qorrit” dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Policia njoftoi se ai po kërkohej për veprën penale “Tentim vr’asje”, ndërsa raportohet se viktima Besnik Shala, dyshohet se ditë më parë kishte pla’gosur vëllain e tij.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

Përveç veprës penale të lartëcekur nga policia, mësohet se emri i viktimës lidhet të paktën me tri vepra të tjera penale.

Sipas burimeve të Sinjalit ai dyshohet se në të kaluarën ka kryer veprat penale, “Vjedhje e rëndë”, “Ar’mëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pis’toletë, me të cilën dyshohet se “Qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *