E dhimshme: U rrëzua duke punuar në një shtëpi në Pejë, vdes në QKUK

Lajme

U rrëzua duke punuar në një shtëpi në Pejë, vdes në QKUK.

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është rrëzuar sa ishte duke punuar në një shtëpi private në Pejë.

Policia njofton se për shkak të gjendjes së rëndë viktima ishte dërguar në QKUK ku kishte ndërruar jetë rreth orës 21:00.

“Është raportuar se vik’tima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *