E papritur, Bartomeu do t’i kërkojë Messit ulje të pagës

Sport

Vazhdojnë telashet për skuadrën e Barcelonës.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do t’i kërkojë Lionel Messit që të pranojë një pagë më të ulët, në takimin e parë të dyshes këtë verë.

Superylli argjentinas kishte kërkuar largimin nga Blaugranët si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar, gjë që klubi refuzoi ta pranonte.

Ndërsa më pas, 33-vjeçari vendosi ta vazhdonte qëndrimin duke dashur të shmangte ndonjë mosmarrëveshje ligjore me katalunasit.

Dhe ndërkohë që klubi është duke pasur probleme financiare si pasojë e pandemisë së coronavirusit, Cuatro raporton se presidenti do t’i kërkojë sulmuesit që të heqë dorë nga një pjesë e pagës, në mënyrë që shpenzimet e Barcës të jenë më të vogla.

Ndryshe, revista prestigjioze Forbes e ka bërë listën me dhjetë futbollistët më të paguar në botë dhe Leo Messi (106 milionë euro) e kryeson atë para Cristiano Ronaldos (98.5 milionë euro).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *