Edhe java e tretë e qershorit vazhdon me diell, shi, erë dhe shkarkime rrufesh

Moti

MË: 15 QERSHOR 2020
Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe java e tretë e muajit qershor do të vijoj me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e paqëndrueshme sipas IHK-se vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *