Emocionohet Big Mama me urimin për nënën

Magazin

Big Mama emocionon me urimin për nënën.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Big Mama ka emocionuar me urimin për nënën me rastin e ditëlidjes.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka zgjedhur fjalët më të mira për të ëmën duke e falënderuar atë për çdo gjë që ka bërë për të.

“Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetësi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur. Të dua pa fund! Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua.”, ka shkruar ndër tjerash Big Mama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *