Një gjykatës në Milano ka urdhëruar lirimin e një prej bosëve më me ndikim të Cosa Nostra, Francesco Bonura, 78 vjeç, i cili po vuante një dënim 23-vjeçar. Kushtet e lirimit të Bonura dhe dërgimi i tij në arrest shtëpiak lejojnë lëvizjen e tij për vizita që lidhen me shëndetin.
Në javët e fundit gjyqtarët gjithashtu urdhëruan lirimin nga burgu të Vincenzino Iannazzo, 65 vjeç dhe Rocco Santo Filippone , 72 vjeç, të dy bosë të dyshuar të Ndrangheta. Gjykatësit kishin frikë se një infeksion Covid-19 mund të ishte vdekjeprurës për Filippone pasi ai vuan nga sëmundje serioze kardio-vaskulare.
Departamenti i policisë së burgjeve ka qarkulluar një memorandum të brendshëm duke kërkuar nga zyrtarët e burgut emrat e të burgosurve që vuajnë nga sëmundje specifike dhe të cilët janë mbi moshën 70 vjeç, sepse ata janë “në rrezik të komplikimeve në rast të infeksionit Covid-19 “, shkruan The Guardian.
Aktualisht janë 74 shefa mbi 70 vjeç dhe me kushte serioze shëndetësore. Të burgosurit që do të lirohen janë Leoluca Bagarella, 78 vjeç, një shef sicilian, përgjegjës për dhjetëra vetëvrasje; Raffaele Cutolo, 78 vjeç, drejtuesi i Nuova Camorra Organzata, aktualisht duke vuajtur dënime të shumta të përjetshme për vrasje, bosët e gjakosur të klanit Bellocco të ‘Ndrangheta dhe “shefi i bosëve” të Sicilianit Nitto Santapaola, 81 vjeç.
Presidenti i komisionit antimafia të Sicilisë, Claudio Fava, tha se ai kishte frikë se bosët mafiozë mund të përfitojnë nga kriza e koronavirusit për të siguruar lirimin e tyre.
“Ndërsa infeksionet kanë filluar të ulen lëshimi i bosëve në arrest shtëpiak, si Santapaola dhe Bagarella është një ofendim ndaj mijëra viktimave të moshuar të këtij virusi” tha Fava, babai i të cilit, Giuseppe, është vrarë nga mafia me urdhër të Santapaola.
Ministri i drejtësisë, Alfonso Bonafede, sqaroi të mërkurën se vendimi për lirimin e mafiozëve nuk ishte marrë nga qeveria dhe se ai do të merrte parasysh raportet.