Familjarët rrëfejnë ngjarjen se si burri rrahu fëmijët dhe i mbylli në bodrum për dy ditë pa bukë e pa ujë

Lajme

Rrahu fëmijët dhe i mbylli në bodrum për dy ditë pa bukë e pa ujë, familjarët rrëfejnë ngjarjen.

Në Vitomiricë të Pejës, për dy ditë rresht pa ngrënë e pa pirë janë ngujuar katër fëmijë në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Këtë veprim e bëri babai i fëmijëve. R,Z, gjithashtu ka ushtruar edhe dhunë ndaj vajzës së tij të madhe.
Lidhur me këtë ngjarje, policinë e kishte lajmruar Gjyshi i shtëpisë. E Policia ka arrestuar të dyshuarin R.Z.

R. Z nga Vitomirica e Pejës ushtron dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, ka probleme me shëndetin mendor

Brenda një shtëpie në fshatin Vitomiricë të Pejës, për dy ditë të ngujuar kanë qëndruar katër fëmijë.

Ata u ngujuan aty, nga babai i tyre i cili ka probleme me shëndetin mendor.

Vajza e tij 15 vjeçare thotë se ai i ka mbajtur ata të mbyllur dhe pa ushqim.

Pos kësaj, i njëjti ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj vajzës së madhe, ndërsa gjurmët e kësaj dhune janë evidente.

E mitura e cila jeton me dy motrat me të vogla dhe vëllain e saj, thotë se ka marrë trajtim mjekësor.

Bashkë në të njëjtën shtëpi me ta, një kat më lartë jeton edhe babai e nëna e 55 vjeçarit.

Gjyshi i fëmijëve thotë se ai ka njoftuar policinë për dhunën që djali ushtronte ndaj mbesës.

Ai thotë se për shkak të shëndetit të dobët, nuk ka fuqi ta pengojë vetë atë.

Pas këtij lajmërimi policia e Kosovës ka ardhur në shtëpi dhe ka arrestuar R. Z që ushtronte dhunë në familje.

Rastin po e trajton Prokuroria Themelore në Pejë.

Prokurori i rastit ka caktuar masën e ndalimit për të dyshuarin.

Paraprakisht, babai i 4 fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryet kontrollë mjekësore.

Neuropsikiatri Nysret Pepaj, thotë se ai është pacient i njohur për këtë qendër, pasi ka probleme të rënda me shëndetin mendor.

Prej këtu, me rekomandim të Pepajt, pacienti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Pejës.

Ai po qëndron aktualisht në këtë dhomë izolimi, pasi sipas profesionistëve shëndetësor i njëjti është pranuar në gjendje të rëndë dhe me sjellje agresive.

Sipas shefit të repartit të psikiatrisë në spitalin e Pejës, Pren Rrapi nuk po pranon as ushqim as ilaçe.

Rrapi thotë se kjo dhomë nuk i plotëson kushtet për qëndrim, por që janë detyruar ta vendosin aty sepse në Klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë nuk ka vend të lirë.

Ndërohë, sipas familjarëve dhe mjekëve, R.Z ka nevojë për terapi afatgjate dhe mos marrja e terapisë me rregull bën që sëmundja t’i rikthehet në forma të tilla që i rrezikon njerëzit pranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *