Faton Klinaku i OVL-së: Albin Kurti është veteran i UÇK-së

Lajme

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, është veteran i luftës së UÇK-së.

Klinaku u shpreh se çështja e Kurtit është verifikuar dhe nënshkruar nga Adem Demaçi.

“Ju e dini se këtu ka pasur edhe një proces të verifikimit të veteranëve. Çështja e zotit Kurti është çështje që e ka verifikuar apo nënshkruar listën që e ka takuar, zoti Adem Demaçi, e ka nënshkruar listën e atyre që kanë qenë në zyrën e tij. Do të thotë, secila strukturë drejtuese e UÇK-së, e ka nënshkruar apo verifikuar pjesëtarët e saj dhe këtë gjë e ka bërë Adem Demaçi, edhe për Albin Kurtin”, tha ai në Kanal 10.

Tutje, ai shtoi se Kurti ka statusin e veteranit, gjersa shtoi se nuk është në dijeni se çfarë ka bërë ai gjatë luftës, pasi ka qenë në Çiqavicë gjatë asaj kohe.

Mes tjerash, Klinaku shtoi se kontributi i kreut të ekzekutivit është njohur edhe nga Adem Demaçi.

“Po po është veteran, këtë e thashë. Verifikimin e secilit e ka bërë komandanti apo ai që e ka udhëheq, librezë nuk ka, në OVL është vullnetare që të anëtarësohesh. Status të veteranit e dimë që ka (Albin Kurti). Çfarë ka bërë ai nuk e di (në UÇK), sepse unë kam qenë në luftë në Çiqavicë dhe s’di ai as çfarë ka bërë. S’kemi pasur mundësi se si ta shohim. Kontributi i tij është njohur nga Adem Demaçi. Verifikimi kur është bërë dhe me ligjin për veteranët e luftës, verifikimi kur kryhet, ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës duhet ta zbatojmë ligjin dhe anëtarësimi bëhet në bazë të atyre çështjeve”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *