Fillimi i fundit të LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Diaspora Lajme

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që u mbajtën dje, Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon humbjen më të thellë në historinë e saj.

Prej 98,53% të votave të numëruara deri në orën 10:58, kur KQZ i ka përditësuar rezultatet për herë të fundit, LDK numëron vetëm 102 mijë e 786 vota, apo 13,14%.

LDK-ja nuk është në vendin e parë dhe as afër vendit të parë, në asnjë komunë të Kosovës. Në Komunën e Gjilanit, që udhëhiqet nga nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, LDK shënon njërën nga humbjet më të madhe regjionale. Në këtë komunë, nga të gjitha votat e numëruara, LVV ka marrë 63,24% të votave, ndërsa LDK-ja 16,03%.

Derisa në bastionin e deritashëm të LDK-së, në Istog, kjo parti po shënon humbje. LVV aktualisht prin edhe në këtë komunë me 43,81% të votave, ndërsa LDK-ja ka marrë vetëm 26,76% të tyre.

Humbje e madhe e LDK-së është shënuar edhe në Pejën që udhëhiqet nga një tjetër nënkryetar i kësaj partie, Gazmend Muhaxheri. LVV në Pejë i ka marrë 49,14% të votave, kundrejt 18,83% të LDK-së.

Vetëvendosje ka dalë e para me 47,32% edhe në Lipjanin që udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti. Në këtë komunë, nga 97,34% të votave të numëruara, LDK ka marrë vetëm 20,85% të tyre./meKryeministrin.info/

The post Fillimi i fundit të LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *