Fjalët rrënqethëse të nënës gjakovare: A ke gjak more ti, po si u falka krimi e krimineli?!

Lajme

MË: 28 PRILL 2020

Luljeta Sharani

27 prilli shënon edhe Ditën e të Zhdukurve. Kush më shumë se ata që humbën më të dashurit e tyre, e kanë ndjerë dhimbjen?

Kush më shumë se nënë e shkretë, nuk shuan mallin për fëmijët që ia vranë në lule të rinisë.

E njëra nga to është edhe Luljeta Sharani nga Gjakova. Ajo madje në gjuhën e saj të dhimbjes, përmes shkronjave të mallit, kërkon drejtësi, teksa thotë që s’lejojnë që në emër të kombit, askush të falë gjakun e popullit tonë.

Ky është postimi rrënqethës:

Kush je ti more… që flet në emrin Tim!?

Kush të dha këtë “privilegj” të falësh GJAKUN e Bijëve e burrit tim…

Nëse nuk më njeh, jam Luljeta Sharani nga Gjakova… Po po nga Gjakova – Lulja e Gjakut…

Unë jetoj për të vu drejtësinë në vend, jo se jam avokate por flasë me gjuhën e shpirtit, atë gjuhë ti nuk e kupton… nuk e kupton se veq e flet, e flet si një çokall që flet broçkulla e asgje në dritë nuk qet… Jam ajo NËNË e jo e vetme , që 21 vjet ulëras, trokas e godas aty ku shefat tu kanë zënë kolltuqe… e janë rehatu mirë, saqë edhe tash e sa vite nuk po lëvizin vendin…

Ti nuk më njeh , apo ndoshta edhe të kujtohem se krahë me NËNAT si qifti im të kem prish rehatin e qetësinë e Kryeqytetit, ku ti e shokët tu jeni komod derisa mendoni të falni…

Derisa ti shëtitësh poshtë e lartë… ne endemi poshtë e lartë , sepse kriminelët sillen ende te lirë, pasi që ti e shumë si ti nuk bënë asgjë në këtë drejtim, ngase keni pas punë të tjera më te rëndësishme… më të vlefshme se të merreni me ne!

Ai Komb që fal kriminelin, është më i zi se ai vet… E ne nuk lejojmë të falësh ti në emër të kombit e popullit tim…sepse ne jemi gjallë edhe pse shpirtërisht të vrarë… kur nga gjoksi na i ndanë Pëllumbat…

A ke gjak more ti, po si u falka krimi e krimineli…?!!!

Po një gjë di të them: Unë jap llogari… edhe kur iki në PËRJETËSI, sepse para do më dalin…Skyferi, Valoni e Visari… E NËNË shkreta do u them me lehtësi.. se Nëna ka jetu veq për të kërku Drejtësi…

E nuk do iki nga kjo BOTË… pa u arrestu ATA dhe TI…

Kam shumë për të thënë… Ju premtoj se GJAKU JUAJ NUK FALET!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *