Franca premton 100 milionë euro për këtë shtet

Diaspora Lajme

Gjatë muajve të ardhshëm, Franca do të dërgojë 100 milionë euro në Liban.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti Emmanuel Macron, si pjesë e një konference ndërkombëtare një vit pas shpërthimit në Bejrut.

Shpërthimi i 4 gushtit në portin detar të kryeqytetit ka lënë të vdekur 200 persona si dhe ka lënduar mijëra të tjerë.

Gjatë një ngjarjeje virtuale të bashkë-organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, udhëheqësit synuan të grumbullojnë më shumë para, për t’i adresuar nevojat humanitare në Liban.

Zyra e Macon tha se rreth 40 krerë shtetesh dhe të qeverive, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe diplomatë po marrin pjesë në konferencë.

Pjesëmarrësit përfshijnë presidentin amerikan Joe Biden, kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sissi, Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se gjysma e njerëzve libanezë tani jetojnë në varfëri, një në tre libanezë vuajnë nga pasiguria ushqimore dhe gati katër milionë njerëz rrezikojnë të mos kenë ujë të sigurt.
/meKryeministrin.info/

The post Franca premton 100 milionë euro për këtë shtet appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code