Gjykata Speciale fton edhe një ushtar të UÇK-së

Lajme

Veteranët tregojnë se Specialja ka ftuar edhe një ushtar të UÇK-së.

Shemsedin Thaçi është i ftuari i radhës nga Specialja.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati.

Ai ka deklaruar se Thaci dhe luftëtarët tjerë të UCK’së, do të dalin faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsedin Thaqi, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Shemsedini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *