Gjykata Supreme e kthen Basri Sejdiun në krye të SHSKUK-së!

Lajme

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës Themelore, duke e pranuar ankesën e Basri Sejdiut për ta rikthyer në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Lidhur me këtë vendim të Supremes, Sejdiu ka folur sonte në RTK.

Ai ka thënë se për të nuk ka qenë privilegj pozita e drejtorit të SHSKUK-së, por qëllimi i tij ka qenë lehtësimi i jetës së qytetarëve.

Sipas tij, ky qëllim i tij është ndërperë padrejtësisht nga Bordi i Përkohshëm i SHSKUK-së.

“Bordi me vendim të jashtëligjshëm dhe me raport të auditorit që e kam kërkuar unë, i kanë marrë për bazë ato raporte dhe me kanë shkarkuar”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij, e drejta duhet të kërkohet kur bëhet padrejtësi. “Këtë e ka konfirmuar shkalla e parë dhe e dytë e inspektoratit të punës, por bordi nuk e ka bërë ekzekutimit. Supremja ka vendosur në dobi timen dhe kërkon nga Themelorja të vendos drejt, e jo siç ka ndodhur deri më tash”.

Sipas tij, bordi ka qenë i politizuar kur ka marrë vendim për shkarkimin e tij.

“Unë kam qenë apolitik, ndërsa bordi politik dhe misioni i tij ka qenë politik, pasi që brenda ditës vendos një drejtues politik. Derisa unë kam ankimuar shkarkimin, ata janë ngutur me procedurat për konkurs për ta zgjedhur drejtorin e ri. Zgjedhje e drejtorit të ri është e jashtëligjshme dhe doli që një partiak të jetë drejtor i SHSKUKS”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ky bord ka bërë shumë shkelje, e para angazhimi i avokatit për të bërë ankesa që ka SHSKUK-së 800 euro.

“Sekretari të bordit i vazhdohet mandati për të tretën herë që është i jashtëligjshëm, sepse është pa konkurs”, ka thënë ai, duke shtuar se ai si drejtor i SHSKUK-së është vendos si ekspert, e jo si militant partiak.

“Tefik Bekteshi është në shtëpi, pasi që është hakmarrje tipike ndaj tij. Ai ka qenë i motivuar në kardiologjinë invazive. Tash kemi listë të pritjes deri në 800 persona në kardiokirurgji dhe tash shpëtimin njerëzit po e kërkojnë në spitale private dhe me pagesa nga 10-12 mijë euro”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ai e ka drejtuar SHSKUK-në, asnjë pacient nuk është referuar në spitale private.

“Synimi unë ka qenë që qytetarët të kenë ku të shkojnë dhe të marrin shërbime sa më lehtë. Ne e kemi pas ndërprerë shkuarjen në spitale private ku duhet paguar deri në 20 mijë euro. Nëse dikush i ndalë 13-14 milionë euro në vit, duhet të jap përgjegjësi”, ka thënë Sejdiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code