Profesori Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Maxharraj reagoi në lidhje me lajmet që babi i kryetarës së kuvendit Vjosa Osmanit ka qenë pjesë e policisë së Serbisë
Profesori më tej thotë që këto fotografi kanë qenë të klanit Mustafa dhe Thaçi duke përmendur edhe detaje tjera që babi i Thaçit paska qenë shumar i pyllit të Serbisë e vazhduar më tej profesori të përmend edhe Driton Selmanaj i cili ka pasur familjar policë në Serbi.
“Njëra ndër këto është edhe fakti se gjaja baba i Vjosa Osmanit paska qenë pjesë e milicis së Serbisë. Këto janë shpifje, këto janë maskarada, këto janë montime të fotografisë të bame nga Klanet e Isa Mustafës dhe Hashim Thaqit me qëllime të caktuar, sepse Vjosa Osmani po ua zënë rrugën për pisllëqet e tyre në shkatërrimin e shtetit.Por Hashim Thaçit sikur paska harruar se edhe baba i tij qenë shumar (pylltar)i shumarisë së Serbisë. HashimThaçi, por edhe Isa Mustafës nuk i paska penguar se edhe Driton Selmanaj e ka pas milic të Serbisë një familjar, por atë për shkak të servilizmit ndaj dhe kritikave shpifse që ia bëri Vjosa Osmanit atë edhe e avancon deri në pozitën e z/kryeministrit, anipse është i fundit që u pranu në LDK”, shkroi Maxharraj.