Gripi i shpezëve, Komuna e Pejës s’e përfill vendimin e AUV-it, shpërndan pula në 51 familje

Lajme

Rreziku nga gripi i shpezëve, Komuna e Pejës s’e përfill vendimin e AUV-it, shpërndan pula në 51 familje.

Komuna e Pejës ka njoftuar sot se është duke vazhduar përkrahja përmes granteve të vogla, për ekonomitë familjare të zonave rurale. Nga ky projekt, qytetarët përfitojnë pula, ushqim për pula, sera e dele. Por, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga data 26 maj e ka ndaluar lëvizjen e shpezëve, për shkak të virusit “Avian Influenza”. Nga Komuna e Pejës kanë deklaruar se pulat janë shpërndarë para një muaji, por nga organizata Islamic Relief Kosova kanë deklaruar se të njëjtat janë shpërndarë më 10 qershor.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Hidroekonomisë në Komunën e Pejës, ka shpërndarë pula në fshatrat e Pejës, përmes granteve të vogla me të cilat synohet të ndihmohen ekonomitë familjare në zonat rurale.

“…Nga projekti në fjalë, po përfitojnë pula, koteca dhe ushqim për pula 51 familje, 66 familje po përfitojnë nga 100 m2 sera, si dhe 76 familje po përfitojnë nga 10 dele”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës, të publikuar mëngjesin e së martës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *