“Gymysh” jep lajmin e madh pas dasmës

Magazin

Pas dasmës, “Gymysh” i habiti të gjithë me vendimin e fundit.

Një muaj më parë, aktorja turke që në vendin tonë ka marrë famë në rolin e saj me emrin “Gymysh” i ka dhënë fund beqarisë, duke u kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Arman Biçakçi.

41-vjeçarja u martua në një ceremoni private me vetëm 20 të ftuar, familjarë dhe miq të ngushtë dhe kjo ishte edhe hera e parë që çifti shfaqej së bashku në publik pas 3 vitesh lidhje.

Teksa të gjithë prisnin që dyshja të nisej në muaj mjalti pas dasmës së shumëpërfolur, “Gymysh” ka habitur me veprimin e saj.

Aktorja është rikthyer në punë, për të xhiruar një serial të ri të titulluar “Kirmiza Oda”, ku do të jetë pjesë.

Ajo pritet të rikthehet në ekran në muajin shtator, ndaj i është përveshur punës së bashku me partnerin dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë muaj mjalti pas dasmës.

Disa ditë më parë, Songul dhe Arman u fotografuan në plazh, por aktorja tregoi se ata nuk po bënin muaj mjalti, por vetëm dy ditë pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *