Pas aksionit të Policisë së Kosovës të realizuar në nivel vendi kundër kontrabandës me mallra ka reaguar kryetari i AAK- së Ramush Haradinaj.
Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që nëse është e mundshme të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.
Ai ka thënë se dëshiron të besoj që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit.
Postimi i plotë i tij:
“ Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar.
Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.
Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale.
Në mbështetje të Policisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
The post Haradinaj në dilemë se mos aksioni i sotëm i Policisë të jetë kryer për efekte elektorale, kërkon nga qeveria t’i hiqet dilema appeared first on meKryeministrin.info.