Haxhi Avdyli godet LDK-në: Isa Mustafa ka shëndet për ta udhëhequr partinë, por jo për të dalë në zgjedhje

Lajme

Avdyli godet LDK-në: Isa Mustafa ka shëndet për ta udhëhequr partinë, por jo për të dalë në zgjedhje.

Deputeti Haxhi Avdyli ka pyetur ish-partinë e tij, LDK-në pse ende nuk kanë propozuar kandidat për kryeministër.

Në një shkrim në Facebook, Avdyli thotë se Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti janë strukur e rrjedhimisht, asnjëri nga ta nuk do të guxonte t’i printe listës në zgjedhje të reja.

“Pse LDK ka kryeministër e ska kandidat për Kryeministêr? Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti? Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve ,e dhurime postesh deri te posti i Presidentit”, ka thënë ai.

“Isa Mustafa , ka shëndet ta udhëheq LDK-në, ti udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por ska shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dergoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyertë e zyreve të LDK-së veç për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o sbëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po don të fshihet?. Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qefeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshehni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot ska guxim që “mirëqeverisjen” e tij tua prezentoj qytetarëve. Ish kolegë e mi partiak ,nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithëçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se spo ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *