Haxhiu reagon ndaj Kusarit: Ndoshta po të dhimbset asfalti nga koha e Titos

Lajme

 

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lilës, pas postimit për asfaltin në Gjakovë, ku kjo e fundit tha se investimet infrastrukturore të qeverisë së kaluar ishin të cilsisë së dobët.

Sipas Haxhiut, Kusarit i është dhimbsur asfalti i para 37 viteve, nga koha e Titos.

“Paska reaguar Mimoza – sigurisht në shenj “pakënaqësie “ që po ndërtohet rruga e Re me katër korsi; Gjakovë – Dollc- Prishtinë. Ndoshta po i dhimbset asfalti i para 37 viteve përgjatë kësaj magjistrale ( nga koha e Titos)mirëpo e cila po ashtu është ndërtuar nga taksat e qytetarëve tonë. Mimozë aty ku ndërtohet, natyrisht që edhe prishet. Në vend që t’i përgëzosh ideatorët dhe realizuesit për këtë projekt kapital, shif në çfarë niveli zbret e me çka merresh! A veç me fol diçka, apo?”, shkroi ajo në këtë postim në Facebook. /Infodiaspota/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *