Haziri për kritikat që i dha Hotit: Janë raporte të zakonshme kolegiale

Lajme

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për kritikat që i ka dhënë kryeministrit Hoti.

Haziri thotë se kritikat e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti kanë qenë vetëm kritika të zakonshme mes kolegëve.

Haziri kishte kritikuar mënyrën se si ishte menaxhuar pandemia, derisa tha se nuk ishte kryetar për të numëruar kufoma.

“Kam folur me gjuhë të lidhur. Kam qenë shumë i lodhur duke qenë në front në luftën ndaj virusit. Komentet e mija për Hotin janë sikur kritika të zakonshme kolegiale”, tha ai.

“Kryeministri ka pak simptoma, shpresojë ta kalojë lehtë. Unë dua të them se jam në front prej 22 shkurtit, e jo prej 12 marsit. Kjo për shkak se e mora seriozisht paralajmërimin e IKSHPK’së për rrezikun që mund të vijë nga koronavirusi. Unë kam përvojë në menaxhimin e situatave emergjente. Kjo ëpr shkak se kam pasur punë me tërmetin në Gjilan e edhe trazirat e marsit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *