Horoskopi ditor, e mërkurë 18 nëntor 2020

Horoskopi

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 14 shkurt 2015 që Noa.al sjell për ju. Gjysma e parë e ditës do të jetë mjaft produktive por qëllimi i saj do të varet nga ju. Rezultati i përpjekjeve tuaja do të jetë në varësi të kohës dhe energjisë së investuar. Mbrëmja do të jetë e mrekullueshme dhe ju do e kaloni atë me personat që ju duan.

Dashi

E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju duan, vështirësitë e ditës do të zgjidhen lehtësisht dhe nuk do të ndikojnë në planet tuaja. Në situatat e komplikuara nuk duhet të veproni me kokëfortësi.

Demi

Sot ju do të kujtoni se sa e vështirë është të merreni me partnerin. Pikërisht gjysma juaj mund të prishë ditën me pamjen e zymtë apo me mungesën e vullnetit për të harruar mëritë e vjetra. Mos i shkoni pas nëse kjo lojë bëhet e pakëndshme, por përqendrohuni më mirë në çështjet më të rëndësishme.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje duhet të përpiqen që të vënë në linjën e duhur problemet e transportit dhe komunikimit. Duke ecur në rrugë do të ndesheni me disa surpriza të pakëndshme, si bllokim trafiku, vonesa gjë që do të shkaktojnë humbjen r një takimi të rëndësishëm.

Gaforrja

Krejt papritmas mund të bëheni të lirë, mund të zgjidhni që të hiqni dorë nga blerjet e planifikuara apo nga situata që mund t’iu imponohen. Rrezikoni që më 14 shkurt të bëni blerje me cilësi të dobët dhe me një çmim mjaft të lartë. Mos u sforconi nëse nuk gjeni një dhuratë të duhur për partnerin tuaj, prisni një moment të dytë.

Luani

Do të viheni në krye të një loje diplomatike dhe do të merreni me menaxhimin e situatave me disa njerëz që ju rrethojnë. Çdo dialog rrezikon të kthehet në debat. Një zili e vjetër mund të dëmtojë edhe marrëdhëniët më të ngrohta. Lidhjet e së kaluarës mund të dëmtojnë raportin tuaj të qëndrueshëm dhe nëse jeni të martuar, edhe martesën.

Virgjëresha

Shumica prej jush nuk do të jenë të aftë për të guxuar. Disa nga ju mund të ndjehen edhe të turpshëm nga një kontakt. Zjarri në shpirtin tuaj, vështirë të gjejë rrugën për të dalë jashtë. Mund të thoni gjithçka që mendoni me veten tuaj, por nuk do ta gjeni kurrë kurajon për ta thënë me zë të lartë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do të ndjeheni edhe njëherë të tërhequr nga ish-i juaj. Ngjarjet të cilat mund ti keni planifikuar prej kohësh, do t’iu zhgënjejnë. Mos e humbni shpresën pasi shumë shpejt momentet pozitive të një situate do ti përdorni në avantazhin tuaj. Nëse keni shfaqur një iniciativë, shumë shpejt perspektiva juaj do të përmirësohet.

Akrepi

Kjo nuk është dita më e lehtë për ndërveprim. Një atmosferë zyrtare ose paaftësi e juaj për të paguar do t’iu vërë në vështirësi. Sot keni nevojë për një ambient zbavitës në mënyrë që të shprehni plotësisht veten tuaj.

Shigjetari

Kjo ditë nuk do të shkojë vaj. Një takim që keni ëndërruar mund të anulohet për arsye të jashtme. Mund të ndeshni probleme në rrugë dhe në mënyrat e komunikimit, gjë që do t’iu mërzisë.

Bricjapi

Kujdesi i tepërt është një e keqe e vogël krahasuar me guximin e tepruar që mund të tregoni. Mos bëni asgjë që mund të kompromentojë planet tuaja. Mbani fjalën tuaj dhe mendimet nën kontroll. Mundohuni të parashikoni probleme e mundshme dhe merrni masat e nevojshme për parandalimin e tyre.

Ujori

14 shkurti është dita kur mund të kontrolloni plotësisht situatën. Përdorni opsionet që keni në dispozicion në mënyrë që të depërtoni edhe në dyert e mbyllura. Në këtë mënyrë ju do të kurseni energjinë tuaj dhe do të jeni në gjendje të përdorni situatën në avantazhin tuaj.

Peshqit

Detyra juaj profesionale mund të rezultojë më e rëndësishme se planet personale. Nëse jeni marrë më shumë me punët dhe kujdesin ndaj tyre, duhet të merrni një moment qetësie. Puna e çrregullt mund të krijojë një përshtypje të dobët tek kolegët dhe menaxheri juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code