Dashi Kjo do jetë një ditë e mbushur me rreziqe, por ju do jeni aq të zotët sa do t’i kaloni pa ndonjë problem të madh. Pozitivizmi dhe largpamësia do ju shoqërojnë gjithë kohës. Nëse nuk doni që jeta juaj në çift të marre tatëpjetën mundohuni të flisni hapur për gjithçka dhe të mos heshtni për asnjë çast. Nëse jeni beqarë do jeni disi konfuzë dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Këshillat e familjareve mirë është t’i dëgjoni me kujdes. Në punë asgjë nuk do ju duket e vështirë sepse do keni mjaftueshëm besim tek vetja. Nëse keni të bëni me klientë do keni edhe më shumë sukses sepse dini si t’ua mbushni mendjen. Sektorin e financave menaxhojeni me sa më shume kujdes pasi vetëm kështu gjendja do mbetet e mirë.
Demi Jupiteri nuk do ju ekspozojë aspak para rreziqeve gjatë kësaj dite dhe ambicia nuk do ju shterojë asnjëherë. Falë Saturnit, ndjenjat për partnerin do jenë më të thella dhe më të sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk i shprehni shumë ato që keni në zemër sot do ndodhë e kundërta dhe rezultati do jetë i mrekullueshëm. Ju beqarët do mund të krijoni lidhje të cilat do jenë vështirë të shkëputen lehtë. Sipas Dritare.net, në punë mirë është të reflektoni me kujdes para se të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të mos gaboni. Dikush do ju bëjë një propozim dhe nuk duhet ta refuzoni. Situatën financiare do e përforconi vetëm nëse e menaxhoni me rigorozitet. Misioni do jetë i vështirë, por jo i pamundur.
Binjakët Momente shumë të ngrohta do kaloni gjatë kësaj dite. Dëgjojeni zemrën dhe bëni atë që do ju krijojë paqen shpirtërore. Ambienti yjor i qetë do iu bëjë juve që jeni në një lidhje të keni një jetë të qëndrueshme. Për sa iu përket çështjeve delikate do e keni të vështirë të flisni kështu që më mirë lëreni për më vonë. Për ju beqarët dita do jetë e përshtatshme për të joshur. Do takoni dikë, por duhet ta njihni mirë para se të vendosni nëse është i duhuri apo jo. Në punë do iu jepet një detyrë e re që do tregojë më së miri sa të aftë jeni. Mundohuni të jeni sa më të vendosur. Saturni do iu ndihmoje të menaxhoni më me maturi buxhetin. Kujdes duhet të bëni vetëm me shpenzimet.
Gaforrja Hëna dhe Saturni do ua bëjë gjërat edhe më të vështira sot. Shpesh do përballeni me situata vërtet konfuze. Ju që keni një lidhje nuk do jeni dakord me partnerin në disa pika dhe kjo mund të sjellë tension. Ruajeni gjakftohtësinë sepse në të kundërt situata mund të ndërlikohet. Ju beqarët duhet ta lini veten të lire nëse doni ta gjeni personin e duhur. Mos bëni shumë pyetje, por jetoni momentin. Në punë duhet patjetër të ndryshoni disa zakone dhe të vendosni rregull në idetë tuaja. Nëse nuk e bëni këtë gjërat do marrin tatëpjetën. Saturni do iu ndihmojë të rregulloni problemet e rëndësishme financiare. Tregohuni sa më të matur dhe do dilni të fituar.
Luani Gjatë gjithë kësaj dite do keni nevojë për ndryshime në jetën tuaj. Mërkuri do krijojë kushtet e duhura për të realizuar projektet e duhura. Për ju që keni një lidhje adrenalina do shtohet dhe kënaqësitë do jenë më të mëdha se kurrë më parë. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur të ishte e fundit. Ju beqarët do përzgjidhni gjatë gjithë kohës dhe do humbisni disa mundësi të shkëlqyera. Në punë do keni mjaft takime e mbledhje. Idetë tuaja do jenë origjinale dhe disa takime do iu ndihmojnë të realizoni projekte të mëdha. Mos pranoni të bëni bashkëpunime sepse nuk do jetë e nevojshme. Në planin financiar do jeni gjithë kohës me fat dhe gjendja do mbetet e mirë pavarësisht se do kryeni edhe shpenzime.
Virgjëresha Gjate kësaj dite Marsi do të sjellë tension në familje dhe në profesion kështu që duhet të tregoheni të Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë asgjë e keqe. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe shprehini sa të mundeni ndjenjat. Ju beqarët do mendoni për një dashuri të humbur dhe as që do e keni mendjen për të parë dikë tjetër. Duhet të ndryshoni në fakt sepse po vazhduat kështu do vuani tej mase. Në punë nuk do merreni me gjëra të kota dhe pa interes të madh, por me thelbin. Edhe pse do keni konkurrencë të fortë do mund të arrini objektivat tuaja. Buxheti do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Do i shlyeni edhe disa borxhe.
Peshorja Gjatë kësaj dite do reagoni shumë ashpër pas çdo gjëje që do iu thuhet prandaj mund të keni edhe probleme. Reflektimi thuajse do mungojë plotësisht. Nëse keni një lidhje, dita nuk do jetë aspak e favorshme për fjalët e ëmbla dhe ndjenjat e forta. Bashkëpunimi i kohëve të fundit rrezikon të shndërrohet në një betejë të ashpër. Kujdesuni që dëmet mos të jenë katastrofike. Nëse jeni vetëm, Venusi do kthehet në anën tuaj dhe mund të nxitë takimet. Në punë do bëni mirë t’i besoni edhe më shumë intuitës. Sado të vështira t’iu duken gjërat, nuk duhet ta humbni shpresën se shumë shpejt dielli do rilindë sërish. Sipas Dritare.net, Neptuni do iu largojë nga problemet financiare, por gjithsesi mirë është të tregoheni të matur kurdoherë.
Akrepi Do jeni paksa në ajër sot dhe do preferoni të bëni atë që ndieni për momentin. Çdo çast në fakt ka për të qenë i jashtëzakonshme. Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë harmonike. Mundohuni të mos neglizhoni asgjë që ka rëndësi për partnerin dhe mos i kurseni fjalët e ëmbla të dashurisë. Për ju beqarët gjërat do shkojnë më së miri. Nëse jeni meshkuj duhet të bëni kujdes me sigurinë e tepërt sepse do zhgënjeheni. Në punë duhet të gjeni momentin e duhur për t’i kërkuar diçka shefit tuaj, përndryshe ai nuk do ua aprovojë atë që kërkoni. Në sektorin e financave do keni fat dhe do mund të realizoni gjithçka që kishit menduar.
Shigjetari Diçka nuk do ju kënaqë plotësisht gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni disi në merak. Nëse jeni në një lidhje do kuptoheni mjaft mirë me atë që keni në krah. Do jeni tolerantë me njëri-tjetrin dhe do i tregoni atij sa shumë e dashuroni. Ju beqarët ka mundësi të filloni aventura sekrete. Në fakt tani për tani është më mirë kështu. Me vone shikoni e veproni. Në punë do ju duhet patjetër të ndryshoni agjendën tuaj për t’u përshtatur me atë që do iu kërkohet. Duke qenë të punësuar është dikush tjetër që ju komandon për atë që duhet të bëni. Kjo e sotmja është ditë mjaft e përshtatshme edhe për të filluar realizimin e disa projekteve që do te risin të ardhurat. Personat e shenjës së virgjëreshës do iu ndihmojnë.
Bricjapi Nëse Saturni gjatë kësaj dite do e zbutë presionin, tornadoja e Uranit do iu elektrizojë. Do keni ide të mira në çdo fushë. Ju të dashuruarit do merreni vesh me atë që keni në krah dhe më në fund do i zgjidhni dyshimet që keni pasur. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Ju beqarët do jeni gjithë ditën në kërkim të princit te kaltër, por me shumë gjasë nuk do e gjeni dot atë. Në punë duhet të jeni tejet të vëmendshëm në mënyrë që të përfitoni nga të gjitha mundësitë që do iu jepen. Për financat do jetë një ditë e favorshme. Do arrini të kryeni edhe shpenzimet e domosdoshme edhe do hiqni disa para mënjanë.
Ujori Gjatë kësaj dite do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft pasionante dhe do ndiheni pafundësisht mirë. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe gati për të marrë edhe disa vendime. Ju beqarët duhet të bëni kujdes me mënyrën sesi do i joshni të tjerët sepse mund t’i ulni pikë vetes. Në punë do iu kërkohet të merreni edhe me gjëra të parëndësishme dhe do largoheni nga ato që keni më tepër rëndësi. Financat nuk do jenë aq të mira sa ju do kishit dëshiruar. Kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.
Peshqit Gjatë kësaj dite do të korrni ato që keni mbjellë. Mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që mos vuani më vonë. Ju që jeni në një lidhje do bëni mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse partneri nuk do jetë në humor dhe mund të keni probleme të njëpasnjëshme. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri dhe do vazhdoni të mbeteni me të njëjtin status si më parë. Për sa i përket punës, Mërkuri do krijojë klimën e duhur. Portat në të cilat do të trokisni do të hapen menjëherë, por vetëm nëse dini të trokisni si duhet. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vështirësi nuk do keni aspak.