Hoti ia dërgon kryeparlamentares dhe presidentit marrëveshjen e Uashingtonit

Lajme

Hoti ia çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit.

Në Parlamentin Evropian, kryeministri Hoti ka treguar se sot ia ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Avdullah Hoti është është ka shkuar në Bruksel një ditë pasi u kthye prej atje.
Kësaj radhe, ai u përgjigj pyetjeve që eurodeputetët patën për të.

Aty, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thacit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë. Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *