Hoti, kërkesë Vjosa Osmanit: Kuvendi ta ketë prioritet rishikimin e buxhetit

Lajme

Kryeministri Hoti i ka dërguar letër kryetares së Kuvendit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që Kuvendi ta trajtojë me urgjencë Projekligjin për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Kosovës për këtë vit.

Kjo, siç ka bërë të ditur Hoti me anë të një konference për media, është bërë pasi që sipas tij bizneset e vogla dhe të mesme, janë goditur më së shumti nga pandemia, shkruan lajmi.

“Për të vazhduar të luajnë rolin e tyre vendimtar në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, bizneset varen më shumë se kurrë nga një mjedis ekonomik favorizues që siguron mbështetjen për qasje në financa, informacion dhe tregje”, ka shkruar ai.

Sipas Hotit, pas votimit të buxhetit, dhe votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria do ta ketë mundësinë që të ndërmarrë menjëherë masa në këtë sektor të ekonomisë.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Bizneset e vogla dhe të mesme, përfshirë ato të drejtuara nga gra dhe sipërmarrës të rinj, janë duke u goditur më së shumti nga rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kanë rezultuar në ndërprerje të zinxhirit të furnizimit dhe një rënie masive të kërkesës në shumicën e sektorëve.

Për të vazhduar të luajnë rolin e tyre vendimtar në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, bizneset varen më shumë se kurrë nga një mjedis ekonomik favorizues që siguron mbështetjen për qasje në financa, informacion dhe tregje.

Dje i kam kërkuar edhe me shkrim kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, që Kuvendi i Kosovës ta trajtoj me prioritet Projektligjin për plotësim ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, si dhe ri-procedimin për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke marrë parasysh pasojat që kjo pandemi po shkakton në ekonomi, aprovimi i Projektligjit të Buxhetit dhe ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare do t’i hapte rruga Qeverisë për të ndërmarrë masa të menjëhershme në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me planin shumë të nevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

Prandaj, me mirëkuptim për situatën e rëndë ekonomike në vend, kërkojë që ky projektligj të trajtohet me prioritet të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *