Hoxhaj reagon pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit, kërkon që policia ta hetojë rastin dhe t’i arrestojë përgjegjësit

Lajme

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit që iu bë djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.

Tutje, ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.

“Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rašić. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *