Humbja e Realit, ja kë po e fajëson Zidane

Sport

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtuar nga Cadizi, me rezultat 1-0 në Santiago Bernabeu. Trajneri i saj, Zinedine Zidane, ka kritikuar skuadrën e tij për qëndrimin në fushë ndërsa ka thënë se kundërshtari kishte më shumë ritëm dhe dëshirë.

“Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodhë në futboll.”, ka deklaruar Zidane.

Zidane ka shtuar se skuadra e tij ka hasur në probleme që nga fillimi i ndeshjes, dhe nuk do të ishte befasuar nëse do i pësonin dy apo tre gola në pjesë të parë.

“Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Kjo nuk do të ndikoj në rrugën tonë përpara, ishte natë e keqe, por do ta kalojmë.”, tha në fund tekniku nga Franca”, ka potencuar ai.

Ndeshjen e ardhshme Real Madrid do ta zhvillojë kundër Barcelonës, më 24 tetor në Camp Nou.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *