Infektologu kosovar: Kosova duhet ta analizojë forcimin e masave për parandalimin e COVID-19

Lajme

Infektologu Izet Sadiku, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Sadiku tha se rritja e numrit të rasteve ka qenë e pritur.

Sipas tij rritja e rasteve po vërehet gjithandej Evropës, andaj edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mund te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.

“Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptueshme duke ditur aktivitetet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19 . Rritja e kapaciteteve testues e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim”, tha ndër të tjera Sadiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *