Ish diplomati: Si do ta shpjegojnë historianët që në kohën e spastrimit etnik në Kosovë, Shqipëri nuk i ndërpreu marrëdhëniet me Serbinë

Lajme

Ish diplomati Shaban Murati, ka thënë se nuk e di se si do ta shpjegojnë historianët në tekstet e tyre, faktin e dhimbshëm që në kohën e agresionit të përgjakshëm serb në Kosovë në vitet 1998-1999, të spastrimit etnik të Kosovës, të vrasjes së mbi 15 mijë shqiptarëve dhe përdhunimit të mijëra grave dhe motrave shqiptare, si dhe të dëbimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga shtëpitë nga tokat e tyre dhe nga Kosova, qeveria e Shqipërisë as ndërmori sanksione kundër Serbisë dhe as i preu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në anën tjetër, Serbia të nesërmen e 24 mars 1999 i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Këshilla për miqtë:

Nuk di si do ta shpjegojnë historianët tanë në tekstet e tyre faktin e dhimbshëm që në kohën e agresionit të përgjakshëm serb në Kosovë në vitet 1998-1999, të spastrimit etnik të Kosovës, të vrasjes së mbi 15 mijë shqiptarëve dhe përdhunimit të mijra grave dhe motrave shqiptare, të rrëmbimit e zhdukjes në varret masive serbe të mijra shqiptarëve, si dhe të dëbimit me dhunë të një milion shqiptarëve nga shtëpiat, nga tokat e tyre dhe nga Kosova, qeveria e Shqipërisë as ndërmori sanksione kundër Serbisë dhe as i preu marrëdhëniet diplomatike me Serbinë.
Ironia historike është se qe Serbia, shteti agresor, e cila preu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të nesërmen e 24 marsit 1999.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *