Ja ҫfarë ndodhi me fëmijët e nënës nga Drenasi që lejoi dhunimin e vajzës së saj 14-vjeçare

Lajme

Zhvillime të reja në lidhje me rastin e rëndë të 14-vjeçares nga Drenasi.

Javë më parë, një 14-vjeçare në Drenas dyshohet se u dhu’nua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy.

Ndërsa, tani të gjithë fëmijët e gruas së arrestuar janë nën përkujdesjen e shtetit.

Kjo u bë e ditur nga Qendra për Punë Sociale në Drenas.

“Po fëmijët i kemi marrë, i kemi dërguar në strehimore. Për momentin fëmijët janë ende në strehimore”, tha drejtori i kësaj qendre, Emin Dobra.

Burime të sigurta të Express brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se është hapur rast ndaj të dyshuarit dhe gruas për veprën penale Trafikim të Qenieve Njerëzore.

Ata po dyshohen për pesë raste të trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndërsa, gjendja e fëmijëve të cilët aktualisht janë në strehimore është e mirë.

“Ne jemi në kontakt me strehimoren dhe deri tani çdo gjë është në rregull”, tha Dobra.

Fëmijët për momentin nuk janë duke e vijuar mësimin në shkollë, por së shpëjti ata do të rikthehen në bankat shkollore.

“Besoj që së shpejti do të kthehen në shkollë. Kemi biseduar me drejtorin e shkollës që mos me pas pengesa dhe me vazhdu fëmijët mësimin”, shtoi Dobra.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, fëmijët kanë shkuar te dajt e tyre, pastaj Qendra për Punë Sociale i ka marrë nën përkujdesje duke i dërguar në strehimore.

Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie se’ksuale me 14-vjeçaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *