Ka hyrë në muajin e 9 të shtatzënisë,në këtë gjende ka përfunduar Alemda Abazi

Magazin

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të fëmijës së dytë.

Në muajin dhjetor Almeda përmes një videoje të publikuar në Instagram, ka treguar se ajo dhe Tolga po presin një vajzë.

Tashmë, Almeda është në muajin e 9 të shtatzënisë dhe barku i saj është rritur goxha, përcjell ORAinfo.

Aktorja së fundmi ka ndarë një foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku tregon se si po duket në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Duket se nuri i shtatzënisë vetëm sa e ka zbukuruar edhe me shumë modelen shqiptare.

Kujtojmë që, Almeda Abazi-Sayisman dhe Tolgahan Sayisman janë martuar në vitin 2017, kurse, në vitin 2019 janë bërë prindër të djalit-Efehan. /ORAinfo/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code