Kadri Veseli më 10 nëntor paraqitjen e parë para gjyqit të Speciales

Lajme

Kadri Veseli do të paraqitet para gjyqit të Speciales të martën në ora 15:00.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili dha dorëheqje nga aktiviteti politik menjëherë pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale do të përballet për herë të parë me të të martën në ora 15:00.

Kështu thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës Speciale ku thuhet se gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit në këtë paraqitje.

Ndër këto të drejta është ajo e përfaqësimit ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

“Gjithashtu, seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Po ashtu, DHSK-ja ka edhe një qendër të posaçme për median në ndërtesën e vet në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe të përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.”, thuhet në njoftimin i Speciales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code