Kaq afganë janë strehuar deri më tash në Kosovë

Lajme

Kosova ka strehuar refugjatë afganë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mes tjerash, ka folur edhe për shtetasit afganë që janë strehuar në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se përkohësisht, deri më tani janë strehuar 1 mijë e 341 shtetas afganë në Kosovë.

Ai njoftoi se 1 mijë prej tyre tashmë e kanë lëshuar Kosovën.

“Me kërkesë të ShBA-së, kemi strehuar përkohësisht 1,341 shtetas afganë ku mbi 1000 tyre tashmë lëshuar Kosovën”, ka thënë Kurti.

Gjatë këtij fjalimi Kurti ka folur para bashkëpartiakëve për mënyrën e qeverisjes. Kryeministri foli edhe për krizën me energjinë elektrike në vend për çka tha se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe ai vetë është i frustruar me mungesën e energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *