Këshilltari i Agim Veliut thotë se veç LDK-ja është parti e mirë: Dikush e ka “mizën mas veshi”

Lajme

Gecaj thotë se veç LDK-ja është parti e mirë: Dikush e ka “mizën mas veshi”.

Sipas këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj, vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e mirë, raporton Gazeta Express.

Gecaj në Facebook thotë se partitë tjera i sheh vetëm si parti që në sistemin elektoral iu imponohen si partnerë potencial.

Ai tutje, thotë se ka disa individë që “këmbë e krye” kanë hyrë në agjendën e një partie rivale.

“Personalisht, vetëm LDK-në e shoh parti të mirë. Tjerat, pa dallim, i shoh si parti që, në sistemin tonë elektoral, na imponohen si partnerë potencial. Në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në axhendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën. Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *